Ora News e siguron - Statuti i PS, kryetari konfirmohet kur partia është në pushtet

2016-03-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ora News zbardh projekt-statutin e ri të Partisë Socialiste. Dokumenti me 95 nene që pritet të votohet në Kongresin e 19 marsit, ndryshon mënyrën e zgjedhjes së kryetarit të partisë. Propozimi parashikon që kur partia është në qeveri dhe kryetari është Kryeministër, atëherë zgjedhjet e brendshme për kryetar do të mbahen vetëm nesë 10 % e delegatëve të Kongresit kërkojnë zgjedhje dhe kjo kërkesë mbështetet nga shumica e delegatëve në Kongres.
Ora News ka siguruar projekt-statutin e Partisë Socialiste të Shqipërisë i cili do të votohet nga delegatët e kësaj partie në Kongresin e datës 19 mars.
Statuti i ri përmban 99 nene në 116 faqet e tij.
Kryetari i partisë që ka qenë edhe pika më e nxehtë e statutit, ajo për të cilën është debatuar më së shumti do të zgjidhet me një anëtar një votë, por ashtu siç ishte paralajmëruar edhe nga funksionarë të PS, në rast se partia është në pushtet dhe kryetarizgjidhet Kryeministër, partia do të zhvillojë zgjedhje vetëm nëse 10% e delegatëve kërkojnë zgjedhje dhe kjo kërkesë mbështet nga shumica e delegatëve në Kongres.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/statuti-i-ps-kryetari-konfirmohet-kur-partia-eshte-ne-pushtet/