Sëmundjet e zemrës, inagurohet kabineti i kardiologjisë në QSH nr.2

2016-03-05 13

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qendra Shëndetësore Nr.2 në kryeqytet tashmë do ofrojë ekzaminime të sëmundjeve kardiake për rreth 300 mijë qytetarë të kësaj qendre. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka inspektuar nga afër këtë investim ndërsa premtoi se reparte të tilla të kardiologjisë do të ngrihen edhe në 11 spitale rajonale dhe në 3 poliklinika në Tiranë. Drejtoresha e Poliklinikës së Specialiteteve Nr. 2, Mirela Hasanaj, u shpreh se kohët e fundit ka pasur shtim të rasteve me probleme kardiologjike të cilat janë zbuluar pas chek-up-it të përgjithshëm.
300 mijë banorë të kryeqytetit përfitojnë shërbim të specializuar për sëmundjet kardiake pranë qendrës shëndetësore të vendbanimit.
Gjatë përurimit të Kabinetit të ri të Kardiologjisë në këtë institucion, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u shpreh se ky është një shërbim do të ofrohet edhe në 11 spitale rajonale dhe në 3 poliklinika në Tiranë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/shendetesi/semundjet-e-zemres-inagurohet-kabineti-i-kardiologjise-ne-qsh-nr-2/