Veliaj: Ata që kundërshtuan Qendrën Rinore po bllokojnë parkun e fëmijëve- Ora News

2016-03-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në 1 vjetorin e Qëndrës Rinore të Tiranës kryebashkiaku Veliaj i është përgjigjur kritikëve të tij duke theksuar se po sulmohet për shkak se po ndryshon perspektivën e kryeqytetit. Për Veliajn ata që kundërshtuan një vit më parë ndërtimin e qëndrës janë po të njëtët që kundërshtojnë ndërtimin e parkut për fëmijë tek liqeni
Tiranë-Në kuadër të 1 vjetorit të krijimit të Qëndrës Rinore, Ministria e Mirëqënies Sociale organizoi një ceremoni ku i pranishëm ishte edhe ish ministri njëkohësisht kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj.
Kryebashkiaku e krahasoi situatën sot me atë të një viti më parë kur tha se ata që kundërshtojnë sot projektet në shërbim të fëmijëve dhe qytetarëve janë të njëjtën që kundërshtuan ndërtimin e qëndrës e cila sot ka rezultuar si një ndër projektet më të rëndësishme për Tiranën.
Veliaj: Për të gjithë ata që ndoshta mendojnë se sot është hera e parë që bëhet sherr për punët publike, kujtoni se para një viti ishte ekzaktësisht kështu, dhe të njëjtat forca që donin të ndalonin progresin atëherë, ndalojnë progresin edhe sot. Më vjen mirë që pas një viti, ne do të shkojmë të takohemi në një vend tjetër, ku të themi: ?Gjithë kjo zhurmë, për çfarë?? Për një park fëmijësh, për një vend ku ne tashmë kemi mbjellë 2500 pemë, por ku edhe fëmijët meritojnë të kenë po aq hapësirë sa kanë edhe të rriturit.
Pasi vlerësoi punën e ish-kreut të Ministrisë së Mirëqënies Sociale Veliaj, Blendi Klosi i kërkoi atij të rishikojë gjobën prej 40 mln lekësh te vendosur nga administrata paraardhëse, e cila u vendos për mosndërtimin e qëndrës.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-e-njejta-force-qe-kundershtoi-qendren-rinore-sot-bllokon-parkun-e-femijeve/