http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kriza e emigranteve eshte ne fokusin e samitit te BE qe mbahet ne Bruksel diten e hene e ku merr pjese edhe Turqia. Ne fund te turneut te tij ne disa shtete europiane, qe i parapriu samitit, presidenti i Keshillit Europian, Donald Tusk u shpreh optimist se per here te pare qe nga nisja e kesaj krize ka pare konsensus europian. Tusk tha se suksesi varet nga marreveshja me Turqine, per debimin nga Greqia te emigranteve ekonomike qe nuk kualifikohen si refugjate. Por vendet qe kane mbyllur kufijte duke bllokuar emigrantet, nuk jane terhequr nga qendrimet e tyte. Presidenti Maqedonas, George Ivanov ne nje konference te OSBE kritikoi Bashkimin Evropian për dështimin ne zgjidhjen e krizës se emigrantëve, duke deklaruar se tani Europa ka me shume mure sesa gjate luftes se ftohte. Maqedonia dergoi nje leter tek disa shtete anetare ku kerkoi ndihma materiale per forcimin e kufirit jugur me nje gardh mbrotjes dhe ngritjen e nje kampi. Per emigrantet qe gjenden ne kufirin mes Greqise dhe Maqedonise situata nuk ka ndryshuar, pasi mijera emigrante vazhdojne te mbeten te bllokuar ne anen greke, ne kushte te veshtira. Greqia nuk po perballon dot fluksin e te ardhurve qe çdo dite arrijne shifren 2 mije. Komisioneri Europian per emigracionin, Dimitris Avramopulos apeloi qe shtetet europiane te ndihmojne Greqine dhe situata te shihet si çeshtje globale dhe jo rajonale.