Report TV - Veliaj: Ka forca që duan të ndalojnë progresin e Bashkisë

2016-03-05 1

Në 1 vjetorin e inaugurimit të Qendrës Rinore të Tiranë, Erion Veliaj, u shpreh se po sulmohet për shkak se po ndryshon perspektivën e kryeqytetit. Veliaj tha se është e pakuptimtë zhurma për parkun e liqenit, ku do të ndërtohet një kënd lojërash për fëmijët.

Sipas tij, ka forca që duan të ndalojnë progresin e Bashkisë së Tiranës. Ai tha se Bashkia do të riaktivizojë edhe qëndra të tjera për t'i shndërruar ato në qendra rinore. ?Ata që kundërshtuan vjet qendrën rinore, sot bllokojë parkun e fëmijëve. Ka forca që duan të ndalojnë progresin dhe zhvillimin në Tiranë. Flasin se po dhunohet prona private. Cila pronë private? Kjo është pronë e shtetit shqiptar, ishte një kafe, një stript club. Tirana sot ka 10 mijë kafe, por s?kishte asnjë qendër rinore. Pra një viti ishte ekzaktësisht kështu, të njëjtat forca që donin të ndalonin zhvillimin. E gjithë kjo zhurmë për një park fëmijësh ku në kemi mbjellë 2500 pemë. Argumenti ynë për fëmijët është se kur ka lokale dhe kafe gjithandej, si të mos ketë një qendër rinore? Fëmijët meritojnë të kenë hapësirë. Nëse ne do të ishim efektive si bashki, do të riaktivizojmë edhe qendra të tjera për t?i kthyer në hapësira publike për të rinjtë. Tirana nuk kishte asnjë qendër rinore?, u shpreh Veliaj.