Pyjet, 450 milion lekë gjoba - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-05 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
20 ditë prej hyrjes në fuqi të moratoriumit te pyjeve, janë gjetur 9 subjekte ne shkelje dhe janë vënë gjoba, të cilat kapin vlerën totale 450 milion lekë. Kreu i Inspektoratit të Mjedisit, Ergys Agasi, tha se po kryhen kontrolle intensive në terren, por megjithatë puna për të identifikuar të gjithë shkelësit mbetet e vështirë. Për këtë ai kërkoi edhe ndihmën e qytetarëve që të denoncojnë, ndërsa tha se deri në qershor, do të vihet në zbatim projekti për instalimin e kamerave ne rrugët e transportit te drurit. Ministria e Mjedisit është në fazën e finalizimit të ndryshimeve, që do të propozojë në kodin penal, ne te cilat parashikohet ndëshkim me burg për shkelësit e moratoriumit. Pavarësisht nismës për të ndaluar prerjen e pyjeve, një pjesë e mirë e bizneseve që punojnë me lëndë drusore si material i parë, janë në vështirësi për gjetjen e saj. Akoma dhe sot, nuk është dhënë një përgjigje se ku do të sigurohet materiali për këto subjekte.

Free Traffic Exchange