Pogradec, dyshime për varr masiv - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-05 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje dite me pare gati 2 km pa hyre ne qytetin e Pogradecit, gjate kryerjes se punimeve per rikonstruksionin e rrugës nacionale është gjetur nje skelet njeriu, qe mendohet te jete varrosur aty ne vitet e para pas çlirimit te vendit. Vangjo Dodolli është banor i qytetit te Pogradeci, por ne vendin ku mendohet te jete nje varrezë masive me te pushkatuar pa gjyq gjate regjimit komunist, ka tokat e familjes. I moshuari thotë se në vitin 1993 në këtë vend, shoqata e te persekutuarve ka gërmuar për te gjetur eshtrat e te pushkatuarve. Enver Sufaj, punonjës i firmës qe po kryen punimet e rikonstruksionit te këtij aksi, tregoi vendin dhe ne çfarë rrethanash gjetën skeletin. Nje tjetër banor nga qyteti i Pogradecit, tha se ne vitet e pare te çlirimit, por dhe me vone përgjatë gjithë zonës, janë pushkatuar dhe varrosur pa gjyq banore pogradecare dhe nga rrethe te tjera. Here pas here, familjare te atyre qe mendohet te jene pushkatuar, kane ndërmarr ndërhyrje private me qellim gjetjen e eshtrave te te afërmeve te tyre. Zbulimi i këtij skeleti, pritet te rikthej edhe nje here tjetër gërmimet ne zonë, qe mendohet te jete një varr masiv me te pushkatuar nga regjimi i kohës.