Policia turke bastis gazetën “Zaman” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-05 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia turke bastisi zyrat e gazetës me te njohur opozitare ?Zaman?, me e madhja ne vend, pas vendimit te nje Gjykate, qe e vendosi ate nen kontrollin shtetëror. Forcat e rendit tentuan te hynin ne ndërtese mbrëmjen e se premtes, por hasen ne rezistencën e protestuesve. Ata mbanin parrulla dhe thërrisnin se do te luftojnë per shtyp te lire. Policia përdori gazin lotsjellës dhe ujin, për te shpërndare turmat. Gjykata vendosi qe gazeta qe shet 650 mije kopje, duhet te drejtohet nga Administratore te shtetit, por pa dhënë shpjegime. ?Zaman? është e lidhur me lëvizjen ?Hizmet? te klerikut te njohur Fetullah Gylen qe vepron ne SHBA, dikur aleat e i presidentit Erdoan, por sot armik i tij. Turqia e ka shpallur atë grup terrorist, qe synon te rrezoje qeverinë. Gjate ditës se sotme, situata ishte e qete, por policia kreu kontrolle te punonjësve te gazetës, përpara hyrjes se ndërtesës dhe nuk ka lejuar grumbullimin e mbështetësve. Reagimet e ndërkombëtare kane qene te ashpra pas ngjarjeve te fundit. Departamenti Amerikan i Shtetit e cilësoi bastisjen e policisë si aktin e fundit të një serie aksionesh ligjore kundër medias të ndërmarra nga qeveria turke. Ndërsa organizata ?Amnesty International? theksoi se ky ishte episodi i fundit i sulmeve te autoriteteve turke ndaj medias.