Report TV - Delegatët e Jugut, Edi Rama: Procesi i qetë dhe pa probleme

2016-03-05 2

Dita e sotme do të jetë mjaft e ngjeshur për strukturat e Partisë Socialiste në rajonin Vlorë-Gjirokastër. Rreth 21 mijë socialistët e këtyre dy qarqeve do të votojnë për zgjedhjen e delegatëve që do t'i përfaqësojnë në kongresin e 19 marsit. Votimet kanë nisur në orën 09.00 dhe do të përfundojnë në orën 17.00. Procesin e votimit në Vlorë po e ndjek nga afër edhe vetë kryeministri, njëherazi deputet i Qarkut të Vlorës, Edi Rama, i cili u shpreh se zgjedhjet kanë nisur të qeta dhe pa probleme.

Socialistët e Vlorës do të votojnë për 80 delegatë për Kongresin e 19 marsit, ku do të ketë një barazi gjinore absolute, 40 gra dhe 40 burra. Ndërsa në Gjirokastër do të votohet për 14 delegatë. Edhe në Gjirokastër është zbatuar barazia gjinore është 50% burra dhe 50% gra.

Ndërkohë njësia administrative, Lazarat, nuk do të përfaqësohet me delegatë në Kongresin e 19 marsit, për shkak të numrit të vogël të anëtarëve socialistë me të drejtë vote. Koordinatori për rajonin Vlorë/Gjirokastër, Koço Kokëdhima, tha se Lazarati penalizohet nga rregulli i vendosur që prej dhjetorit të 2015. "Lazarati s?do të ketë delegatë për shkak numrit të ulët të votuesve", u shpreh Kokëdhima.

Free Traffic Exchange