Report TV - Atentati ndaj 37 vjeçarit, ende asnjë gjurmë e autorit

2016-03-05 3

TIRANË- 12 orë pas atentatit ku mbeti i plagosur efektivi i policisë Vilion Cakollari, hetuesit ende skanë mundur të identifikojnë autorin e ngjarjes. Foto që shihni i përket 37 vjeçarit mbi të cilin mbrëmjen e djeshme u qëllua 3 herë me pistoletë duke e plagosur në hyrje të banesës së tij në rrugën ?Irfan Tomini? në kryeqytet.

Pas ndërhyrjes mjekësore Cakollari është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mësohet se dëshmia e tij s'ka mundur ti shërbej hetuesve për të krijuar prova për gjetjen e autorit.

?Nuk kam parë gjë, vetëm kam dëgjuar krismat dhe jam rrëzuar në tokë në hyrje të pallatit? mësohet të jetë shprehur Cakollari për kolegët e policisë të cilët po hetojnë atentatin.

Policia ka përjashtuar mundësinë që ngjarja të lidhet me detyrën ndërsa po heton një pistë të vjetër ku familja Cakollari është e përfshirë në një konflikt.

Burime nga policia e Tiranës i thanë Report TV se vëllai i Laurent Cakollari është i dënuar me 23 vite burg për një vrasje të kryer në vitin 1998 dhe prej 5 vitesh vuan këtë dënim në Shqipëri pasi është esktraduar nga jashtë vendit.

37 vjeçari që shihni në këtë fotot efektiv policie prej disa kohësh ishte bërë pjesë e administratës së parkut të automjeteve ku shërbente si shofer.