Report TV - Dade: Mandati i Ramës, interpretim nga Komisioni i Garancive Statutore

2016-03-04 0

Mandati i Edi Ramës dhe statuti i PS duhet të interpretohen nga Komisioni i Garancive Statutore përpara Kongresit të 19 marsit. Dy deputetet socialiste Arta Dade dhe Mimoza Hafizi do të marrin interpretim me shkrim nga Komisioni i Garancive Statutore para mbajtjes së Kongresit, lidhur me shqetësimin e ngritur për shkeljet e statutit për zgjedhjen e kryetarit të PS. Pas seancës dëgjimore në selinë e PS sot pasdite, Dade tha se ka marrë garancinë e Komisionit për këtë çështje.

"U shpreh interesi nga anëtarë të Komisionit të Garancive Statutore lidhur me shqetësimet tona, ne dhamë përgjigjet adekuate dhe morëm premtimin që brenda një periudhe të shkurtër do të marrim përgjigjen përkatëse me shkrim për shqetësimet që kemi paraqitur".

Lidhur me debatin nëse ky Komision ka apo jo kompetencën për shqyrtimin e kësaj kërkese, Dade tha: ?Konsiston në dy plane, janë shkelje të aspektit parimor të statutit dhe shkelje të karakterit lidhur me vlefshmërinë e mandateve të institucioneve. Paraqitëm dhe referencat statutore, në pikëpamjen tonë ato janë shkelje të rënda të statutit dhe në këtë kuptim i kërkuam Komisionit të Garancive Statutore interpretimin standard të statutit të partisë?.