Ministri i Mirëqënies Sociale e Rinisë ka bërë të ditur se çdo vit zhvillohen 3 mijë gjyqe për pensione të lidhura në mënyrë të padrejtë dhe se në zyrat e Instituti të Sigurimeve Shoqërore depozitohen qindra ankesa nga qytetarët.
Teksa ka qenë i pranishëm në analizën e punës vjetore të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Blendi Klosi ka thënë se, 9% e pensioneve caktohen jashtë afateve ligjore çka bën që qytetarët të sorollaten zyrave.
?Kemi rreth 3000 gjyqe në vit e qindra ankesa për pensione të lidhura jashtë rregullave të përcaktuara nga ligji. Kjo duhet të na shqetësojë shumë e na tërheqë veshin për më shumë punë. 9% e pensioneve caktohen jashtë afateve ligjore çka bën që qytetarët të sorollaten zyrave e për këtë sjellin dhe ankesa? ka thënë Klosi.