Report TV - Elbasan, Blushi: Vërshëlleni, s'kam frikë të them të vërtetën

2016-03-04 5

Në takimin që po zhvillohet në Elbasan ku i pranishëm është kryeministri Rama, deputetët e PS dhe mes tyre deputeti Blushi duket se gjërat nuk kanë shkuar siç duhet. Në momentin që Blushi kërkoi të marrë fjalën ai nuk është lejuar të flasë dhe përmes vërshëllimave i kanë thënë" Iargohu"

Kur deputeti zëri kundër në PS ka kërkuar fjalën, salla është ngritur në këmbë duke e vërshëllyer, madje kur ai ka nisur të flasë disa minuta të ftuarit kanë nisur të largohen duke braktisur kështu ceremoninë. Megjithatë Blushi nuk ka ka ndaluar fjalimin e tij madje ka thënë se nuk ka frikë të thotë të vërtetën

Në Elbasan po shpërndahen edhe kartat e anëtarësisë, si vazhdim i turit përpara mbajtjes së Kongresit në 19 mars. Në këtë takim morrën pjesë të gjithë deputetët e Qarkut të Elbasanit, ndërsa ftesë nuk ka patur për kryesuesin e listës së deputetëve, Ben Blushi.
Por, në një reagim për mediat, Blushi u shpreh se pavarësisht mungesës së ftesës, ai do të marrë pjesë në takim. ?Nuk jam ftuar dhe nuk jam informuar. Kam kryesuar listën e Elbasanit në vitin 2013, nuk mund të mungoj në takimin e zonës time? u shpreh deputeti i PS.