Report TV - Plotësohet dekriminalizimi votë unanime për aktet n.ligjore

2016-03-04 0

TIRANË - Me 114 vota pro, asnje abstenim dhe asnje kunder, kuvendi miratoi aktet nenligjore te dekriminalizimit. Konsensusi u arrit fillimisht ne Këshillinn e Mandateve i cili i coi kuvendit nje projektvendim te akteve nënligjore te miratuar me konsensus te plote, pas orëve të gjata të negociatave mes palëve politike.

Edhe këtë të premte, ashtu si dy ditë të tjera me radhë, mazhoranca dhe opozita zhvilluan negociata për të arritur dakordësinë për aktet nënligjore të dekriminalizimit që do të vinin në jetë ligjin për pastrimin e politikës dhe administratës nga radhët e të inkriminuarve.