Report TV - Ligji i dekriminalizimit/ Ja çfarë përmban vetëdeklarimi i zyrtarëve

2016-03-04 2

TIRANE - Pas tre ditë negociata palët politike kanë arritur të miratojnë unanimisht aktet nënligjore që implemton ligjin e dekriminalizimit. Formulari i vetëdeklarimit mbajti pezull negociatat ndërsa dokumenti i dakortësuar parashikon që pasqyrimi i të dhënave të rreme përbën vepër penale dhe dënohet sipas Kodit Penal për dëshmi të rreme.

Çështja që mbajti palët larg kompromisit lidhej me rolin e Prokurorisë dhe në fund është dakordësuar që të dhënat e pasqyruara në formular t'i nënshtrohen verifikimit të plotë brenda dhe jashtë Shqipërisë nga organet shtetërore dhe Prokuroria e Përgjithshme.

Me plotësimin e këtij formulari çdo zyrtar duhet të japë pëlqimin për verifikimin e çdo të dhëne personale, përfshirë gjurmët daktilopskopike dhe çdo të dhënë tjetër biometrike.

Po ashtu në formularin e dakortësuar parashikohet që pasqyrimi i të dhënave të pavërteta, të paplota dhe të pasakta në formular dhe refuzimi i depozitimit të gjurmëve daktiloskopike, sjellë më pas skualifikimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga kandidimi, zgjedhja emërimi apo ushtrimi i mëtejshëm nga funksionet publike.

Po ashtu plotësimi i këtij formulari parashikon që trajtimi i të dhënave do të kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, ndërkaq plotësimi i këtij formulari do të konsiderohet dokument zyrtar që i drejtohet një organi shtetëror dhe i nënshtrohet verifikimit e publikimit.

Formulari i pyetësorit parashikon pyetje rreth të shkuarës së secilit zyrtar që do të jetë i detyruar përmes të cilave konfirmohet e shkuara e tyre në raport me drejtësinë jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë vendit.

Me miratimin e akteve nënligjore ligji i dekriminalizmit hyn në fuqi dhe zyrtarët e të gjitha niveleve sipas parashikimeve të ligjit përkatës.

Free Traffic Exchange