Ambasada e Bullgarisë pritje me rastin e festës kombëtare - Ora News-

2016-03-04 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasada e Bullgarisë në Tiranë, ka organizuar një ceremoni të veçantë me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë. Ambasasdori Dimitar Arnaudov, e çmoi 3 marsin si Ditën e Rimëkëmbjes të Shtetit Bullgar dhe u ndal veçanërisht në vlerat e demokracisë. ?Besimi në demokraci është një prej vlerave themelore, që ne ndajmë me popullin e Shqipërisë që ka shëbryer edhe si bazë e miqësisë së dy vendeve?,u shpreh ai.
Që prejt vitit 1888, në kalendarin bullgar, 3 marsi shënon një ditë të veçantë, Festën Kombëtare të Bullgarisë. Festimeve me qendër në Sofje i është bashkuar Ambasada Bullgare në Tiranë, që ka organizuar një pritje të veçantë me praninë e autoriteteve të larta shqiptare, trupit diplomatik të akredituar në Tiranë dhe figurave të tjera të njohura.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ambasada-e-bullgarise-pritje-me-rastin-e-festes-kombetare/