Vranë për t’i grabitur dy kunatat e moshuara, burg përjetë autorëve- Ora News-

2016-03-04 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Durrësit dënon me burg përjetë tre të rinjtë e akuzuar për vrasjen e kunatave të moshuara në qytetin e Durrësit mbrëmjen e 2 shtatorit 2014.
Gjykata ka dhënë burg për jetë për Vilson Elmazin, Artur Kacanollit dhe Indrit Shaqes.
Gjatë pretencës, Indrit Shaqja mori përsipër krimin e dyfishtë dhe shfajësoi Vilson Elmazin dhe Artur Kacanollin, por mesaduket kjo nuk është marrë parasysh nga gjykata.
Në sallën e gjyqit për të dëgjuar vendimin ekstrem ka qenë vetëm Vilsoni ndërkohë që dy të tjerët janë prezantuar nga avokatët.
Në momentin kur gjyqtarja ka lexuar vendimin nënës së Vilson Elmazit i ka rënë të fikët.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vrane-dhe-torturuan-te-moshuarat-per-ti-grabitur-burg-perjete-tre-te-rinjve/