Report TV - Meta: Pas dekriminalizimit të ecim drejt reformës në drejtësi

2016-03-03 0

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u shpreh sot se aktet nënligjore për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit do të miratohen nga Kuvendi nesër. Sipas kreut të Kuvendit, konsensusi mes mazhorancës dhe opozitës është arritur dhe se ajo që mbetet është votimi në Kuvend gjatë seancës të ditës së premte.

"Duhet të bashkohemi të gjithë nesër për të miratuar vendimin pasi konsensusi është arritur. Sot është punuar gjatë gjithë ditës, dhe është momenti i duhur nesër për të përmbyllur këtë vendim, miratimin e tij, në zbatim të ligjit për dekriminalizimin. Pasi kemi dhe një afat kohor që duhet të hyjë në fuqi dhe të fillojë zbatimi i tij në mënyrë të plotë. Bëhet fjalë për të plotësuar një detyrim të Kuvendit, për një vendim i cili zbaton në mënyrë të plotë ligjin e dekriminalizimit", u shpreh Meta.

Sa i takon kërkesës së Partisë Demokratike për të ndryshuar ligjin e dekriminalizimit për rastet e arrestimit në flagrancë, Meta tha se Kuvendi ka rregullat dhe procedurat e tij, dhe do të respektohen, por shtoi ai, nuk duhet të zhvendoset vëmendja e reformave nga debatet e tjera.

Free Traffic Exchange