TIRANE - Vendimi i Ambasadës Amerikane për të mos u dhënë vizë gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar është përshëndetur edhe nga kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori. Ashtu si ministri Manjani edhe Zaganjori pohoi se korrupsioni në sistemin e drejtësisë duhet luftuar me çdo mjet, por shtoi se nuk ka dijeni për listën e emrave të të korruptuarve që disponon ambasada.
"Jo s'kam dijeni nëpërmjet shtypit jam njohur dhe i jap plotësisht të drejtë sigurisht nëse kanë të dhëna është një masë që merret ndaj gjyqtarëve që ato kanë bindje që janë të korruptuar ose kanë probleme të tjera dhe nuk i japin vizën, problemi duket i thjeshtë dhe i drejtë. Për herë të parë lidhur me problemin jam njohur sot nëpërmjet shtypit gjithsesi ne jemi në kontakte", - u shpreh Zaganjori.