Deputeti demokrat Flamur Noka përmes një deklarate për mediat reagoi lidhur me raportin e departamentit amerikan të shtetit dhe vlerësismit të ministrit Tahiri pak orë më parë.
Noka tha se Tahiri dhe Rama e kanë kthyer vendin në hartë droge:
"Ju mbani mend në vitin 2012 Shqipëria kishte dalë nga harta e trafikut të drogave të forta, Shqipëria nuk ishte më pikë tranzit. Ky është një kthim mbrapa dhe dalja e një krenaristi është e turpshme, në vend të futej sot skutave dhe të fshihej nga turpi për këtë damkë që mori vendi ynë, ai del me paturpësi së bashku me kryeministrin e tij si krenaristë dhe mburren për një turp dhe një damkë që iu vu vendit tonë sot."-tha Noka