DASH: Shqipëria, “burim” për hashashin - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-03 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria vazhdon te mbetet vend kryesor burimi për prodhimin e mariuhanes dhe pike tranziti për dërgesat e kokainës dhe heroinës me destinacion tregjet evropiane.Kështu thuhet ne raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit per luftën kundër lendeve narkotike. Raporti megjithatë i vlerëson te suksesshme operacionet, qe kane çuar ne një seri arrestimesh te trafikanteve dhe sekuestrimit te ngarkesave te droges gjate vitit te kaluar.Gjatë vitit 2015 autoritetet shqiptare kryen një sërë arrestimesh dhe kapën një sasi të madh droge nga prodhuesit dhe rrjetet e trafikantëve që veprojnë në vend, duke vazhduar trendin e vitit 2014. Ky sukses i dedikohet kryesisht vazhdimit të bashkëpunimit me autoritetet italiane dhe shtimit të angazhimit të udhëheqjes politike dhe asaj të policisë. Me përjashtim të kanabisit, Shqipëria nuk është prodhues kryesor narkotikësh të tjerë, substancash kimike bazë, ose drogash sintetike.Raporti përfshin shifrat e publikuara nga policia, ku përgjatë vitit te shkuar janë arrestuar 827 persona per lidhje me trafikun e drogës. Gjithashtu janë sekuestruar rreth 7 tonë mariuhanë, janë shkatërruar mijëra rrënje kanabis, si dhe janë kapur rreth 90 kg kokaine dhe heroine. Ndërkohë Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, përshëndeti raportin përmes një komenti ne rrjetet sociale.Ky vlerësim nga partneret me te rendesishem te Shqipërisë, është nxitja me e mire për te vazhduar ne rrugën e nisur, duke reformuar policinë, duke përmirësuar shërbimin ndaj qytetarit e duke arritur rezultate te qëndrueshme ne luftën kundër drogës.Tahiri falenderoi efektivet për angazhimin ne betejën kundër drogës dhe qytetaret per mbështetjen ndaj policisë.