Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokurori i përgjithshëm i qytetit të Leçes, Kataldo Motta ka zbardhur detaje të operacionit të policisë italiane, i cili çoi në sekuestrimin e 65 kg marijuanë me prejardhje nga Shqipëria.
Nga operacioni i zhvilluar një ditë më parë janë arrestuar 6 persona, tre italianë e tre shtetas shqiptarë. Në operacionin e Policisë së Leçes i koduar ?Genesi?, morën pjesë dhe 3 agjentë të policisë italiane të infiltruar në radhët e këtij aktiviteti kriminal me preteksin e blerjes së një sasie të konsiderueshme lënde narkotike. Falë ndërhyrjes së tyre u monitorua mënyra e trafikimit të drogës, sekuestrimi si dhe arrestimi i 6 personave.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shqiptaret-e-arrestuar-me-65-kg-droge-pjese-e-organizates-sacra-corona-unita/