TIRANË - Qeveria ka miratuar dje pagat për kryetarët dhe nënkryetarët e bashkive të grupuara në kategori, sipas numrit të popullsisë. Sipas këtij vendimi, paga minimale e një kryebashkiaku është 45 mijë lekë të reja, ndërsa ajo maksimale është 174 mijë lekë. Janë 6 kategori pagash për numrat një dhe dy të 61 njësive vendore.
Shqiptarja.com ka kategorizuar të gjithë kryebashkiakët sipas numrit të popullsisë që qeverisin, dhe secili prej tyre do të marrë paga sipas tabelës shoqëruese. Qeveria vendosi që, nivelet e pagave, për funksionarët e zgjedhur të organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të vetëqeverisjes vendore, për Bashkinë e Tiranës të jenë: Kryetari 140 000 ? 174 760 lekë, ndërsa nënkryetari 130 000 ? 140 000 lekë. Në këto limite do të jetë paga e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe nënkryetarëve Brunilda Paskali, Abaz Hado e Andi Seferi.