Report TV - Basha: Do bllokojmë parlamentin debate të ashpra në grupin e PD

2016-03-02 1

TIRANË-Zyrtarisht demokratët kanë përcaktuar reagimin e tyre për seancën plenare të së enjtes. Kryetari i opozitës Lulzim Basha tha se PD do të bllokojë punimet e parlamentit pasi sipas tij maxhoranca po bën çdo përpjekje për të mos hyrë në fuqi ligji i dekriminalizimit duke kërkuar një tjetër ligj që e vë në zbatim atë dhe jo miratimin e një vendimi nga kuvendi për implementimin e tij.

?Qytetarët shqiptarë duhet ta marrin vesh se Edi Rama jo vetëm refuzon që të pezullojë Armando Prengën nga punimet e Parlamentit por tashmë ka depozituar në Kuvend një kërkesë ku refuzon kalimin e vendimit për zbatimin e ligjit për dekriminalizimin. Ai kërkon që ne në vend të zbatimit të këtij ligji sipas një vendimi që e përcakton vetë ligji në nenin 6 - pra ligji i dekriminalizimit në nenin 6 thotë që Parlamenti do të miratojë një vendim për të përcaktuar afatet, formularin e vetëdeklarimit etj - por tani deklaron se duhet një ligj tjetër për të zbatuar ligjin e dekriminalizimit. Kërkon të ndalojë dekriminalizimin, në mënyrë që kriminelët t?i ketë në krah,? tha Basha.