Report TV - Brenda pak javësh gjobë me vlerë 0 për shoferët që gabojnë herën e parë

2016-03-02 1

TIRANE - Shumë shpejt policia do të nisë aplikimin e gjobave këshilluese. Ky fakt është pohuar nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili sot inspektoi punimet për rikonstruksionin e godinës së Policisë Rrugore në Tiranë. Tahiri shtoi se marrëdhënia mes policit rrugor dhe qytetarit duhet të bazohet tek këshillat dhe jo tek gjobat ndëshkuese.

"Ne jemi shumë të vendosur dhe brenda pak javësh përfundojmë edhe sistemin për gjobën këshilluese, që do të jetë gjobë me vlerë zero, për t?i dhënë mundësi njerëzve, veçanërisht drejtuesve të automjeteve, që të kuptojnë se jo çdo takim me policin rrugor është një takim ku do marrësh një gjobë. Por ndërkohë çdo takim me punonjësin e Policisë Rrugore do të jetë një takim ku të mësosh se duhet të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor, kjo nga njëra anë. Dhe nga ana tjetër, punonjësi i policisë do të ndryshojë mënyrën e të konceptuarit të punës së tij dhe mënyrën e kontaktit me qytetarin. Jo në të gjitha rastet qytetari meriton një gjobë, sepse ndodh që ka drejtues mjetesh që janë shumë të rregullt. Ka gabime që janë fare rastësore, apo për arsye njerëzore dhe në këto raste qytetari duhet promovuar që të respektojë rregullat e qarkullimit rrugor. Kjo jo detyrimisht kalon nga gjoba", tha ministri.