Durrës, shpallet në kërkim Gezim Kajno - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-02 20

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas konfliktit ku mbeti i vrarë 30-vjeçari Asllan Kërtusha dhe mbeti i plagosur një tjetër, policia ka zbardhur ngjarjen, si dhe ka arrestuar njërin nga autorët.Në pranga është vënë Bledar Kajno, ndërsa është në kërkim autori tjetër i dyshuar, Gëzim Kajno. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 në një lokal pranë Ujësjellësit në Durrës, ku Gëzim dhe Bledar Kajno, nën efektin e alkoolit dhe për motive të dobëta, janë konfliktuar me 30-vjeçarin Kërtusha, në ambientet e brendshme të lokalit. Përplasja ka vijuar edhe në rrugë. Gëzim Kajno ka goditur me qytën e pistoletës në kokë Asllan Kërtushën. Por arma është shkrepur, duke plagosur në krah Bledar Kajnon. Me të njëjtën pistoletë, Gëzimi ka qëlluar Këtushën, i cili ndërroi jetë në Spital.Gjatë hetimeve në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar, dy gëzhoja dhe 3 fishekë. Asllan Kërtusha nuk ishte një emër i panjohur për policinë, ai ishte person më precedentë penalë, i akuzuar për: vjedhje apo trafik droge. 30-vjeçari, njihej edhe për shoqërinë me Denis Shtrazën, të arrestuarin si i dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut në fillim të këtij viti.