Ambasadorët në zyrën e Veliajt, s’ka të dhëna për temën e diskutimeve- Ora News-

2016-03-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu, ai i OSBE, Florion Raunig, ambasadori gjerman, Helmut Hofman, si dhe Avokati i Popullit, Igli Totozani po zhvillojnë një takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Takimi ka nisur rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm.
Nuk ka asnjë deklaratë zyrtare se për çfarë do të diskutohet në takimin midis tyre.
Takimi vjen ndërkohë që diskutimet për taksat e reja ndaj bizneseve dhe ndërtimi i një parku në liqenin artificial të Tiranës janë kthyer në tema të nxehta të ditës.
Kamerat e Ora News kanë fokusuar momentin e hyrjes së ambasadorëve në ndërtesën e Bashkisë së kryeqytetit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ambasadoret-lu-dhe-raunig-takim-me-kryebashkiakun-veliaj-ska-te-dhena-per-temen-e-diskutimeve/