Report TV - Gjobë ish-deputetit: Isha shpejt por nuk e kam shumë të përsëritur

2016-03-02 4

TIRANE - Një ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë është gjobitur nga Policia Rrugore për parakalim të gabuar dhe tejkalim të shpejtësisë. Në një video të shpërndarë nga Policia e Shtetit, filmuar nga kamerat e trupit të efektivëve, ish-deputeti e justifikon këtë shkelje me faktin se duhet të jetë në një takim në orën 10:00 e i duhej që të nxitonte.

"Kam qenë deputet, isha në një takim me....Jam në opozitë", - i thotë deputeti policit, pasi ky i fundit i ka kërkuar dokumentet dhe i ka bërë të ditur arsyen e ndalimit.

Ndërsa është duke vënë firmën në fletën e masës administrative të marra nda tij, deputeti pranon se e shkel ndonjëherë shpejtësinë e lejuar, por se këtë nuk e përsërit shpesh.

"Isha shpejt, por nuk e kam shumë të përsëritur", thotë ish-deputeti, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, pasi në videot e ofruara nga policia fytyra është e mbuluar.

Thelbi i këtyre videove ku shkelen rregullat e qarkullimit rrugor nuk është personazhi që i kryen ato, por ndërgjegjësimi për të shmangur aksidentet.