TIRANË - Frika e mbërritjes së ?dallgës? së refugjatëve sirianë nga Greqia në Shqipëri, ka sjellë dhe reagimin e strukturave policore, të cilat kanë blinduar 5 pika doganore, në jug të vendit. Bëhet fjalë për rreth 450 efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, që janë dislokuar në pikat doganore të ?Qafë-Thanës?, ?Kapshticës?, ?Tre Urat?, ?Kakavijës? dhe ?Qafë-Botës?, të cilët janë në gadishmëri dhe mbikqyrin situatën në kufi. Këto struktura të specializuara për menaxhimin e turmave, janë transportuar në kufirin jugor nga repartet e FNSH-së së Tiranës, Fierit dhe Shkodrës.
Ndërkohë në mbështetje të FNSH-së janë dhe strukturat e Drejtorisë së Kufirit, të cilat gjatë kësaj kohe kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me autoritet greke, për të mësuar lëvizjen e karvaneve të emigrantëve sirianë.