Report TV - Këshilli i Mandateve rrëzon kërkesën e PD-së për heqjen e mandatit të Sulit

2016-03-01 1

TIRANË- Këshilli i Mandateve dhe Rregullores ka marrë në shqyrtim këtë të martë kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e mandatitit të deputetit socialist Rakip Suli, për përfitim të fondeve publike nga OSHEE.

Deputeti Arben Ristani lexoi edhe një herë kërkesën e PD-së për heqjen e mandatit të Sulit, pasi sipas tyre ai është në shkelje të ligjit dhe kushtetutës pasi ka përfituar para nga fondet publike.

Sipas deputetëve demokratë djali i deputeti Suli i ka dhënë me qira një godinë OSHEE-së.

Fakti që kërkesa e PD-së për shqyrtimin e mandatit të Sulit, u mor në shqyrtim pas 3 muajsh, u cilësua e pajustifikueshme nga Eduart Halimi. Sipas tij, kuvendi po përpiqet të mbrojë deputetin Suli, ashtu siç bëri me deputetin Kokëdhima dhe Valentina Leskaj.

Halimi tha se tashmë marrja e para publike nga deputetët është kthyer në fenomen.

?S?ka ndodhur në 25 vite që deputetët e parlamentit me leje të kryeministrit të marrin miliona nga fondet publike. Ky është fenomen. Ka patur një rast në 20 vjet deri në 2008 ka qenë Ilir Beqaj, u turrën deputetët e majtë ta mbronin. Gjykata Kushtetuese e tha qartë deputeti nuk mund të marrë fonde publike me xhaketën e vet,? tha Halimi.

Deputeti Suli nuk ndodhet i pranishëm në mbledhje, por përfaqësohet nga avokati i tij Aranit Roshi i cili tha se deputeti nuk ka lidhje me shoqërinë tregtare Aurora Grup e cila ka lidhur kontratën e qiradhënies me OSHEE, pasi ortak është djali i tij. Po ashtu avokati tha se deputeti Suli hoqi dorë nga biznesi para marrjes së mandatit.

Pas mbledhjes Këllimi i Mandateve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të çuar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, mandatin e deputetit Rakip Suli. Për rrjedhojë, kërkesa e PD-së do të shqyrtohet në Kuvend, ku edhe do të votohet nëse do t?i hiqet apo jo mandati Sulit.

Free Traffic Exchange