Kreditë me probleme ranë sërish në tremujorin fundit të vitit 2015 duke zbritur në 17.66 përqind e totalit. Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se krahasuar me të njëtën periudhë të një viti më parë, borxhet e këqija në banka kanë rënë me 5.1 pikë përqindje.