Katër taksa në një faturë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-01 27

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çdo familje kryeqytetase faturën e ujit tashme, do ta paguaje me shtrenjte. Kjo për faktin se çmimit për konsumin e ujit, do t?i bashkangjiten edhe tre taksa te tjera. Tarifa e pastrimit, ajo e pronës dhe taksa për infrastrukturën e arsimit, do te paguhen te përpjesëtuara sipas muajve. Rreth 12 mije leke te rinj, shkojnë taksat vjetore për kryeqytetasit, ose thëne ndryshe 1 mije leke te rinj çdo muaj krahas pagesës se ujit. Drejtori i Tatim-Taksave ne Bashkinë e Tiranës, Arli Naska, sqaron me detaje detyrimet vendore. Sipas drejtuesve te bashkise taksa për infrastrukturën arsimore, do te shkoje per ndërtimin e shkollave ne Tirane. Kjo tarife është parashikuar te mblidhet per një afat 7-vjeçar. Ndërkohe kjo takse për biznesin, do te jete shume me e larte, 4 mije deri 37 mije leke te rinj ne varësi te xhiros.Por specialistet e tatim-taksave, deklarojnë se per biznesin, kjo nuk është tarife e re. Taksa e gjelbërimit është emërtuar takse për infrastrukturën e arsimit. Drejtori Naska ka sqaruar edhe tarifat e reja për çdo metër katror te ndare sipas zonave, qe lokalet apo bizneset, shfrytëzojnë hapësirën publike. Me miratimin e tarifave te reja, bashkia ka vendosur qe çdo trotuar te jete i lire deri ne dy metër per kalimtaret. Hapësira qe mbetet mund te shfrytëzohet nga lokalet. Ndërkohe mbetet ende ne diskutim tarifa e shume kontestuar prej 2500 lekësh ne muaj për çdo tavoline lokali, e vendosur ne rruge apo hapësire publike. Pas protestave te tregtareve, bashkia pritet te dale me një vendim ditën e mërkurë.