http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Arta Dade, e cila përmes një letre drejtuar lidershipit socialist për nevojën e një procesi zgjedhor për kreun e partisë, thotë se është në pritje të vendimit të strukturave partiake, që më pas të thotë fjalën e saj mbi zgjedhjen e kreut të forcës politike ku militon. Dade, është një ndër 12 socialistët që i janë drejtuar me një letër Komisionit të Garancive Statutore në Partinë Socialiste, duke kërkuar respektimin e statutit, mbi respektimin e mandatit 4-vjeçar të kryetarit të Partisë, për mandatin e forumeve drejtuese si dhe për mbledhjen e këtyre forumeve.