Report TV - Imamët: Pushoni çështjen, të dëshmojnë Selim Muca e Brucaj

2016-03-01 2

Imamët e vetëshpallur nën akuzë për terrorizëm i kërkuan gjykatës së krimeve të rënda pushimin e procesit ndaj tyre me argumentin se mungojnë provat. Këtë kërkesë e bëri Gerti Pashaj i cili tha se në kohën që ai ishte shpallur në kërkim në shqipëri ishte student në Turqi dhe ska asnjë lidhje me terrorizmin.

Por kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata e cila i hapi rrugë pyetjes së 12 dëshmitarëve këtë të martë. Ndër dëshmitarët që do të dëhsmojnë në këtë process janë dhe ish Kreu i Komunitetit Musliman Selim Muca dhe kreu aktual Skënder Brucaj.

Pas rrëzimit të kërkesës për pushimin e gjykimit ka reaguar dhe avokati mbrojtës i imamëve Roland Islami.Replikat në këtë seancë nuk kanë munguar dhe nga i pandehuri Bujar Hysa i cili duke debatuar me gjykatën e cila i ndërpriste leximin e Kuranit ai u shpreh se

?I kam folur besimtarëve me fjalët e allahut, porn ë Siri unë skam dërguar asnjë person?.

Këtë të martë nuk u paraqiten si dëshmitarë Selim Muca e Skënder Brucja për të cilët gjykata vendosi të ripërsërish fletthirjet dhe pritet që ata të dëshmojnë në seancën e 40 ndaj nëntë imamëve të vetshpallur.