Mbi 30 hektarë tokë i ka marrë lumi, ndërsa në rrezik janë të gjitha banesat e fshatit Rreth i Epërm në Mirditë. Erozioni i lumit Fan, i cili ka nisur që prej dy vitesh në këtë zonë ka marrë përmasa të frikshme, duke vënë në alarm banorët.
Sipas tyre vetëm gjatë muajit të fundit lumi ka përpirë disa hektarë tokë bujqësore, ndërsa edhe pse janë ankuar në disa autoritete vendore, ende nuk është marrë asnjë masë për t?i bërë ballë këtij fenomeni. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, pasi në çdo moment ata ndihen të kërcënuar nga lumi.
Shkak i kësaj situate është bërë ndryshimi i rrjedhës së lumit nga hedhja e inerteve pa kriter gjatë ndërtimit të rrugës së kombit, ndërsa autoritetet përgjegjëse vijojnë të heshtin përballë këtij fenomeni mjaft të frikshëm për këta banorë.