Pas ish kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli edhe aleatet e PD i kërkojnë kryetarit të opozitës Lulzim Basha ashpërsim të reagimit opozitar përballë maxhorancës.
Në një intervistë për Report Tv Kryetari i PR Fatmir Mediu ndërsa vlerëson rrugën që ka ndjekur lidershipi demokrat prej rreth tre vitesh shprehet se reagimi duhet të jetë edhe më i fortë.
Ky reagim mbështetet edhe nga kreu i LZHK Dashamir Shehi, i cili ndonëse vlerëson performancën e Bashës në aksionin opozitar mendon se ka vend për përmirësime pasi siç thote ai ka një mision të vështirë për të kryer.
Dorëzimi i mandatit as nuk shihet si opsion për Fatmir Mediun dhe Dashamir Shehin.
Sipas aleatëve të PD-së mënyra më e mirë e reagimit duhet të vijë përmes debatit dhe detyrimit të maxhorancës për implementimin e ligjit të dekriminalizimit që do ti largonte deputetët e inkriminuar nga parlamenti.
Për këto çështje foli në të njëjtën linjë, një ditë më parë edhe ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.