TIRANE - Një shkëndijë elektrike në një bodrum ku ndodhet rrjeti elektrik, shkaktoi zjarr në depon e një pallati pranë vilës "31" në zonën e ish-bllokut. Zjarri nuk ka qenë i përmasave të mëdha e për pasojë janë djegur vetëm disa mbeturinë të cilat ndodheshin në bodrumin e pallatit.
Policia dhe forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje për të neutralizuar situatën ku shumë shpejt u bë e mundur shuarje e flakëve dhe evakuimi i banorëve për arsye sigurie. Edhe specialistët e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike mbërritën në vendngjarje për të parë shkaqet që sollën zjarrin.
Specialistët e OSHEE-së shkëputën energjinë elektrike për të shmangur rrezikun. Banorët thonë se prej të hënës, kanë vërejtur luhatje të tensionit elektrik në banesat e tyre. Ky fakt sipas banorëve është edhe shkaku i rënies së zjarrit.
Një grua e moshuar mësohet se pati probleme me frymëmarrjen si pasojë e tymit të përhapur edhe në katet e sipërme të pallatit. Ai u evakuua me ndihmën e forcave zjarrfikëse, ku një punonjës i ofroi maskën mbrojtëse të tij.