“Xhihadistët”, mungon Bruçaj e Muça - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu aktual i Komunitetit Mysliman Skënder Bruçaj dhe paraardhësi i tij, Selim Muça, ishin thirrur këtë të martë nga mbrojtja, për të dëshmuar në gjyqin ndaj te akuzuarve për rekrutim te xhihadisteve në luftën e Sirisë. Por ata nuk u paraqitën në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Që të dy kishin njoftuar Gjykatën se ndodheshin jashtë Tiranës. Megjithë mungesën, avokatët nuk do të heqin dorë nga thirrja e Bruçaj dhe Muçës. Sipas mbrojtësve ligjorë, dy drejtuesit e komunitetit mysliman, duhet të përballen me klientët e tyre pas hekurave, e të faktojë përfshirjen e imamëve në rekrutimin dhe dërgimin e luftëtarëve për xhihad në Siri dhe Irak. Në seancën e kësaj të marte u pyetën edhe 10 besimtarë myslimanë, të cilët dëshmuan pro të pandehurve. Gjyqi ndërkohë shkon drejt fundit, ndërsa pritet që organi i akuzës, të martën tjetër të nxjerrë edhe konkluzionet përfundimtare të çështjes.