http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes pamjen e Lanës disa vite më parë. Ne to shihen aksionet për shembjen e kioskave buzë lumit dhe ndërtimeve të tjera pa leje, gjatë kohës kur Rama drejtonte Bashkinë e kryeqytetit. Me anë të videos 240 sekonda të postuar në rrjetin social Facebook dhe Twitter, kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë kështu në debatin që po bëhet për betonizimin dhe gjelbërimin e Tiranës duke marre ne mbrojtje Erion Veliajn.KUJTESË-240 sekonda për betonizimin, gjelbërimin dhe ndotësit profesionistë të tribunave politike e mediatike? ?QentëLeTëLehinKarvaniEcënPërpara?Postimi i Ramës për atë që Tirana ishte më shumë se dhjetë vjet më parë, vjen në kohën kur po zhvillohen protesta të shumta nga shoqëria civile dhe opozita kundër ndërtimit të një parku lojërash për fëmijët në zonën e Liqenit Artificial.