FIER - "Marjan Rroku e ka kryer vrasjen me paramendim dhe me ndërgjegje të plotë". Familjarët e Alda Canajt shprehen se Marjan Rroku e përndiqte prej kohësh Aldën dhe kjo është e dokumentuar. Gjatë një prononcimi për Report TV, Bilbil Veliaj, i afërm i viktimave shprehet se ekzistojnë korrespodenca mes babait të Aldës dhe SHIK-ut të kohës për përndjekjen dhe problemin që Rrokaj i shkaktonte familjes Canaj.
Duke u nisur nga deklarimet e Marjan Rroku se krimi ka qenë momental Veliaj shprehet se kjo nuk është e vërtetë pasi ai kishte kohë që e përndiqte vajzën.
I afërmi i Alda Canajt bën apel që të mos luhet më me këtë rast fatkeqësie, duke e konsideruar si vrasje të dytë.
Çështja e krimit të dyfishtë u hap pas intervistës së Marjan Rroku, i cili shprehej se vrasjen e kishte kryer në kushtet e tronditjes momentale dhe se ai nuk ishte asnjë lidhje me Alda Canajn.