Thellohet rënia e eksporteve - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zyrtarisht Shqipëria ka rënë në periudhën e errët, ku mallrat që shet jashtë po vijojnë të bien. Ndryshe nga një vit më parë, vendi ynë për të pestin muaj rresht po nxjerr një bilanc negativ të eksporteve, i ndikuar kryesisht edhe nga rënia e çmimeve të naftës dhe mineraleve në tregjet e jashtme. Për janarin e 2016-ës, rënia e eksporteve shqiptare arriti vlerat -7.8%, e krahasuar me dhjetorin, ulja thellohet me - 8.1%. Instituti i Statistikave raporton se tre grupet, të cilat kanë pësuar rënien më të madhe, janë ato të cilat kanë dhe efektet më të mëdha në ekonomi: minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrik kanë rënë me 9%, materiale ndërtimi dhe metale me 6.4% dhe makineri pajisje me 1.3%. Shifrat flasin qartë për një tkurrje të aktivitetit të ndërmarrjeve në Shqipëri, të cilat po humbin fitimin e nuk po bëjnë dot investime të reja. Kjo pasqyrohet edhe nga treguesi i importit. Konsumi është tkurrur dhe Shqipëria po importon më pak se më parë. Rënia vjetore është në nivelin 1.5%, ku për herë të parë rezultojnë me ulje edhe produktet ushqimore.