Me degëzimin e gazsjellësit TAP drejt vendeve si Mali i Zi, Kosova e gjetkë, Shqipëria do të marrë një rol të dorës së parë në rajon.
Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri ka marrë mbështetjen për projektin IAP, gazsjellësit Jonian-Adriatik, gjatë punimeve të Ministerialit për Korridorin Jugor të Gazit mbajtur Baku.
Konkretisht, OAP, degëzim i projektit TAP, lidh Shqipërinë me Malin e Zi, Bosnjen dhe Kroacinë.
?Edhe në deklaratën përfundimtare u përfshi dhe gjeti mbështetje nga vendet pjesëmarrëse ideja e zgjerimit të këtij projekti me atë që tanimë njihet si gazsjellësi Jonian-Adriatik (IAP). Aktualisht, Shqipëria bashkë me Malin e Zi kanë aplikuar në Komisionin Evropian për financimin e dizajnit përfundimtar të këtij gazsjellësi. Nga ana tjetër, u përmend edhe aplikimi që ka bërë Shqipëria dhe Kosova për studimin e fizibilitetit të degëzimit të mundshëm të gazsjellësit me segmentin Shqipëri-Kosovë. Këto janë zhvillime të rëndësishme që u theksuan edhe njëherë dhe gjetën mbështetjen e gjithë pjesëmarrësve në këtë takim, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Komisionit Evropian dhe të gjitha shteteve të Korridorit të Jugut?, theksoi ministri Gjiknuri.