Report TV - Drogë drejt Turqisë, Ben Çami: Nuk kam lidhje, s'kam çtë pranoj

2016-02-29 1

Akuzohen se do të trafikonin drejt Turqisë 570 kg cannabis do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve Eldi Zahiri, Janaq Koceli dhe Litfi Shabani i njohur ndryshe dhe si Ben Cami me precedent të mëparshëm penal.

Ben Cami është personi që shihni në këto pamje ku për tu mbrojtur përballë akuzës së prokurorisë kishte zgjedhur dy avokatë.

Pak çaste para se në sallë të mbërrinte gjyqtari Bib Ndreca për të vlersuar masën e sigurisë ndaj Camit ky i fundit mohoi akuzat dhe para avokatëve të cilët i takoi në sallë duke i thënë atyre se nuk e pranon akuzën.

?Të kam rrenjtë ndonjë herë unë ty, dy herë që kam qenë e kam pranuar, c?të pranoj kot pa lidhje?

Lufti Shabani i njohur si Ben Cami doli i treti para gjykatës ku më parë me akuzën dhe masën e sigurisë u njohur Eldi Zahiri 38 vjec dhe Janaq koceli 54 vjec.

Cami u prangos mbrëmjen e 27 shkurtit nga policia e Durrësit fill pas arrestimit në Kapshticë të shoferit të kamionit me destinacion Durrës-Turqi.

Këta shtetas akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin trafikonin drogë jashtë vëndit, ndërsa burime nga akuza për ReportTv sqaruan se është njoftuar dhe policia Turke për të kryer kontrolle në destinacionin ku do të mbërrinte kamioni ?Man? i ngarkuar me 574 kg canabis.

Kjo nuk është hera e parë që ndaj Camit ngrihet akuza e përfshirjes në trafikun e drogës, pasi ai është arrestuar dhe në vitet 2006 e 2008 me mbi 15 kg heroine, por brënda pak vitesh ka mundur të dalë nga burgu.