Report TV - Xhafaj: Emërimet në drejtësi me konsensus, presim opozitën

2016-02-29 0

TIRANE - Kreu i Komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj thotë se pas rekomandimeve përfundimtare që Komisioni i Venecias dha dy ditë më parë mbi draftin e ekspertëve, gjithçka është gati për të nisur punën mbi këtë themel. Por, ai theksoi se për të përmbushur këto rekomandime do të pritet edhe angazhimi i opozitës, për të pasur një reformë konsensuale.

"Venecia konfirmoi zgjedhjet teknike të propozuara nga ne dhe ka ndarë vlerësim pozitiv për punën e ekspertëve. Venecia vlerëson procesin në tërësi
Venecia mbështet urgjencën për reformën në drejtësi dhe masat radikale", është shprehur Xhafaj në një bashkëbisedim me gazetarët.

Xhafaj thotë se Komisioni i Venecias nuk rrëzoi ndryshimet kushtetuese që propozonin ekspertët e nivelit të lartë, por ka rekomanduar përmirësime të këtij procesi.

Edhe Xhafaj shprehu besimin se në fund të muajit mars reforma e konsideruar kyç për integrimin e vendit në BE do të jetë miratuar. "Nuk besoj se opozita do bojkotojë reformën në drejtësi. Nuk do të ishte e shëndetshme nëse ndodh. Uroj të ketë konsensus", u shpreh ai.

Referuar emërimeve në krye të institucioneve të sistemit të drejtësisë, Xhafaj shprehet se emërimet duhet të jenë nga ekspertët dhe jo nga stafet politike.

Deputeti socialist thotë se raporti final i Komisionit të Pavarur të Venecias nuk merret me Byronë Kombëtare të Hetimit. Sipas tij, ekspertët nuk kanë cuar propozime për Byronë e Hetimit por vetëm për njësinë Antikorrupsion. Me projektligjin që qeveria kaloi për Byronë, Xhafaj thotë se gjatë diskutimit do të njehsohet me njësinë Antikorrupsion.

"Kur u hartua byroja nuk ishte ende në diskutim njësia e posacme anti-korrusion. Kur te diskutohet byroja do t'i njesojmë të dyja. Askush nuk ka pretenduar se Byroja do jetë jashtë kontrollit të Prokurorisë. Grupi i ekspertëve muk ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të prokurorisë së Përgjithshme, por vetëm pas ngritjes së strukturavë të reja. Këto organe të reja përkojnë me kohën e mbarimit real të mandatit të prokurori të përgjithshëm. I pranueshëm prej nesh vaarianti i Venecias për prokurorin", tha Xhafaj.