OKB dënon dhunën në Kosovë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
OKB-ja dënon sjelljen e opozitës në Kosovë, duke e bërë përgjegjëse për pengimin e punës së kuvendit dhe dhunës së ushtruar në rrugë. Në raportin tremujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon, shprehet shqetësimi për tensionet në kuvend, përfshi dhe seancën e fundit ku Hashim Thaçi u zgjodh president i ri i vendit.?Një sjellje e tillë është e papranueshme dhe nuk ka vend në shoqëritë demokratike?, - mësohet të ketë thënë Ban Ki Moon në këtë dokument. Ndërkohë në seancën e kësaj të hëne të Këshillit të Sigurimit, Kosova do të përfaqësohet nga ambasadorja në Uashington Vlora Citaku, pasi Thaçi, i cili mban postin e ministrit të jashtëm është zgjedhur si kreu i ri i shtetit të Kosovës. Nga ana tjetër i pranishëm nga pala serbe është Ivica Daçiç. Ky i fundit tha para takimit se sjellja e deputetëve të listës serbe ka forcuar ndjeshëm pozitat e Beogradit në Kosovë.