Report TV - Laç, 21-vjeçari u vra për këngën "Oj lulia me limona..."Provokim?!

2016-02-29 8

KURBIN - Report TV zbardh motivin e vrasjes së 21-vjeçarit Ervis Zyba në Fushë- Milot të Kurbinit në 25 shkurt, krim për të cilin u arrestuan kushërinjtë Elgert Cara dhe Dorjan Cara, si dhe shoku i viktimës Xhevahir Lika.

Sipas burimeve të policisë, mes dy grupeve ka pasur një konflikt në një lokal nate që lindi si një keqkuptim për këngën ?Lulija jonë me limona?.

Burimet pohojnë për Rerpot TV se fillimisht dy shokët Xhevahir Lika dhe Ervis Zyba, kanë kërkuar nga këngëtari i lokalit tallava që të këndojë ?Lulija jonë me limona?. Në refrenin e kësaj kënge, është edhe një shprehje me fjalë banale..."Kush na e ka inatin ju...nona"


Kushërinjtë Cara me të cilët Xhevahir Lika kishte pasur një konflikt rreth një vit më parë, kanë dyshuar se kënga ishte kërkuar qëllimisht nga pala tjetër. Kjo me qëllimin për t?i provokuar apo për t?i ofenduar.

Pas rreth pesë minutash, një nga kushërinjtë Cara, është ngritur duke kënduar të njëjtën këngë në sallën e lokalit dhe duke shkuar në çdo tavolinë. Më pas ai ka kaluar edhe në tavolinën ku ndodhej Xhevahir Lika dhe Ervis Zyba.

Sasia e madhe e alkoolit që kishin konsumuar personat në lokal, ka bërë që konflikti të acarohej më shpejt.

Më pas mes dy grupeve të të rinjve, jashtë ambienteve të lokalit nisi konflikti me armë ku me mbeti i vrarë 21-vjeçari Ervis Zyba.

Policia tashmë ka arrestuar si autorë të dyshuar të vrasjes së Ervis Zybës, Elgert dhe Dorjan Carën, ndërsa në pranga ra edhe shoku i viktimës, i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e mbetur në tentativë ndaj kushërinjve Cara.