Tregtarët dhe Bashkia, negociata për taksat - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bizneset qe preken nga paketa fiskle e Bashkisë do te marrin te hënën nje vendim, nëse do te vijojnë protestën apo do ta ndërpresin atë. Edhe pse diten e fundit ata kane qene ne negociata me kreun e Bashkisë Erjon Veliaj, kryetari i shoqatës Nikollaq Neranxi thotë se është ende i paqartenga qëndrimi kryebashkiakut për rishikimin e 12 taksave ne Tirane. Ne mbështetje te kërkesave te biznesit kane dale sot edhe përfaqësuesit e e PD ne Këshillin Bashkiak. Këta te fundit kërkojnë mbledhjen e Këshillit me qellim ridiskutimin e te gjitha taksave. Ndërsa thone se PD ka depozituara variantin e saj per ulje deri ne 30 % te barrës fiskale. Prej disa ditësh, tregtare te Tiranës protestojnë, per rritjen e disa taksave ne kryeqytet, qe sipas tyre do t?i çoje ata drejt falimentimit.