Report TV - Neranxi: 8 taksat që i propozuam bashkisë, edhe LSI na mbështet

2016-02-28 1

Biznesi i vogël i ka propozuar Bashkisë së Tiranës që të ulë në minimum ose të mbajë në nivelet e mëparshme 8 lloje taksash. I ftuar në studion e Report Tv, kreu i shoqatës së biznesit të vogël Nikollaq Neranxi ka renditur taksat e propozuara.

"Taksën e ndërtesës ku ushtrohet biznesi e lam 280 sa ishte, ishte bërë 440 ne propozojmë të ngelet sa ishte, taksa e dytë taksa e truallit mbi të cilën është bërë ndërtesa kemi taksën e tabelës siç ishte 120 lekë për metër katror. Taksa e tabelës, taksa e infrastrukturës arsimore, taksa e pastrimit, tarifat e hapësirave publike, taksa e tavolinës," sqaroi Neranxi.

Por sipas tij përveç këshilltarëve të djathtë, edhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë pro kërkesave të biznesit.

"Neve në momentin që bënim hartimin e 7 taksave na erdhi një lajm shumë i mirë një mbështetje politike nga forca politike LSI. Pra Lëvizja Socialiste Për Integrim është në mbështetjen tonë të gjithë këshilltarët e këshillit bashkiak të LSI dhe Partisë Demokratike janë në mbështetjen tonë që do të thotë që ata do të kenë shumicën në këshillin bashkiak kur të trajtohen të gjithë propozimet tona dhe padyshim qe ne do të fitojmë,'" u shpreh ai.

Përfaqësuesit e biznesit, do t'i dërgojnë nesër bashksië së Tiranës një listë me 12 pika në lidhje me rishikimin e taksave vendore.