Ndryshime themelore në statutin e partisë socialiste, ky është paralajmërimi që bën Fatmir Xhafaj, i cili është pjesë e grupit të punës në PS. Në një deklaratë për mediat Xhafaj bëri të ditur se ndërhyrja në statut do të jetë e thellë.
Në mënyrë specifike 8 ndryshimet kryesore kanë të bëjnë me rolin e anëtarit në strukturat organizative të partisë, përshtatja e strukturave me ndarjen e re territorial, procesi I financimit të partisë, mënyra e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë dhe drejtues vendor.
Po ashtu projketi parashikon parime dhe rregulla të reja për integritetin, apo edhe për formulë e zgjedhjes së kryetarit dhe strukturave qëndrore të PS.
Fatmir Xhafaj tha se projekt statuti do të kalojë fillimisht në asamblenë kombëtare të partisë e më pas do ti përcillet kongresit të 19 marsit. Por Xhafaj nuk ka një përgjigje nëse projekti do të kalojë si pikë e parë e rendit të ditës apo jo. Nëse kalon në fillim të kongresit projekt statuti hyn në fuqi menjëherë duke parashikuar implementimin e tij që në këtë mbledhje të parë për zgjedhjen e kryetarit të partisë.