Burrë e grua Kozma dhe Luiza Kola së bashku me vajzën e tyre të mitur, Urjola janë dorëzuar përpara mjerimit. Që nga koha kur iu ndërpre energjia elektrike të cilën nuk e kishin paguar, askush nuk e di se çfarë po ndodh brenda shtëpisë me kryefamiljarin në gjendje depresioni, bashkëshorten që vuan prej plagëve pas heqjes së njërit gji nga kanceri i gjirit dhe me vogëlushen 8 vjeçe e cila nuk shkon më në shkollë. Fqinjët e vjetër të tyre rrëfejnë për Report TV se çfarë ndodhi me këtë familje.
Një letër e dërguar në Bashkinë e Roskovecit nga mësuesi i Urjolës ngriti shqetësimin dhe i solli kësaj familjeje dritat edhe pse nuk u paguan, por përsëri askush nuk mundi të depërtojë murin e hekurt të ngritur prej tyre, askush nuk mundi të hyjë në banesë. Vasilika Kandari, motra e Kozmait e vetme po lufton t'u shpëtoj jetën. E ndërsa afrohemi pranë shtëpisë, Vasilika hyn në banesën ku shfaqet 8 vjeçarja e ngujuar. Borxhi prej 75000 lekësh ende nuk është paguar e ai vijon të rritet, ndërsa tre anëtarët e familjes nën errësirë e në të ftohtë duke se kanë humbur çdo shpresë.
"Kanë nevojë për ndihmë janë të dy të sëmurë burrë e grua kanë një fëmijë vazjë e kanë lënë dy muaj pa shkollë kanë nevojë t'i ndihmojnë t'i lidhet kempi të ëmës së vajzës ka hequr gjoksin ajo i është enjtur dhe krahu është pa ilaçe fare. Nga ajo që i mbajtën pesë muaj pa drita është sëmurë, ka rënë në depresion dhe ky," thotë e motra e Kozmait.
Historia e kësaj familje përshkruhet në këtë lagje si një ngjarje makabre. Shtylla e shtëpisë, Kozma Kola në gjendje depresioni babai i katër fëmijëve, tre djemve nga martesa e parë që ndodhen në emigrim dhe i vajzës 8 vjeçe nga martesa e dytë. Bashkëshortja e prekur nga kanceri i gjirit nuk merr prej muajsh asnjë mjekim dhe një vogëlushe e cila tashmë nuk e di nëse mund të ketë një të ardhme pas zinxhirëve të kësaj porte të shtëpisë.